Një fitore e merituar e skuadrës vendase, por mund të ishte edhe më e thellë nëse gjyqtari do të pranonte një gol të rregullt.
Ishte minuta e 81-të kur sulmuesit e Konyas u gjenden para portës kundërshtare vetëm me portier, por pas një pasimi gjyqtari anësor ngriti flamurin lartë duke sinjalizuar si pozitë jashtë loje.
Fotot e dala në rrjetet sociale tregojnë amatorizmin e gjyqtarit turk, pasi nuk kishte lidhje me ofsajd.
Me këtë fitore Konyaspor radhitet në pozitën e 15-të me 14 pikë, kurse Kardemir në të fundit me vetëm tetë pikë.