Fabjana, “këngëtarja VIP” e arrestuar në Itali si tutore prostitutash (FOTO)

Cili është definimi i akronimit “VIP”? Këtë nuk e di askush me siguri, sigurisht jo kuptimin e parë të fjalës, por atë se kush e mban këtë emërtim. Fabjana Hoxha është një vajzë nga Durrësi, e cila së fundmi i është futur muzikës dhe jo më larg se para disa ditësh promovoi edhe këngën e parë.

Por kush është Fabjana Hoxha?

Fabjana vetë e ka pohuar që ka jetuar në Itali, por kurrë nuk e ka thënë se pse është kthyer në Shqipëri. Hoxha është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe nuk është një thashethem, por një fakt i botuar në mediat italiane dhe që materialin e ka dërguar për JOQ.al një qytetar.

Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, i cili përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë. Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet.

Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23-vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit. Merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta. Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe një prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën.

“Përshëndetje JOQ! Pashë që me 29 dhjetor, ishte ftuar në emisionin e Çanit, Fabjana Hoxha. Duke lexuar komentet, thoshin që ishte arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali. Nuk e besova pasi mendova që ishte diçka e shpifur. Kur pashë këtë artikull, me video, kuptova që paskan pasur të drejtë. Nuk jam askush të gjykoj, por fundi botës të duan të behën vipa këta njerëz, ose me saktë specie, që nuk meritojnë vëmendjen e askujt”.

 

Related Posts

About The Author

Add Comment