Dyshohet si përdhunues serial, shqiptari befason me dëshminë: Vajza e parë donte vetë, ndërsa e dyta

Pas arrestimit nën akuzën e përdhunimit të disa vajzave , 30 vjeçari ka deklaruar në polici se çdo veprim ka qenë me konsensus.

Mediat italiane kane shkruar sot se shqiptari është u se: Me vajzën kishte një raport “konsensual”, pasi morri pjesë në video humoristike të xhiruar nga vajza në fjalë bashkë me dy miq të saj, që hipën gjithashtu në taksinë e tij pranë diskotekës dhe zbritën përgjatë rrugës” shkruan panorama. Ishin pikërisht pamjet e filmuara në këtë video, bashkë me dëshmitë, që çuar efektivët në identifikimin e shqiptarit. E ndërsa për rastin e dytë ai shprehet se nuk e njeh fare vajzën që e akuzon.

30 vjeçari akuzohet për përdhunim dhe u arrestua pasi u bënë hetimet që nisëm fill pas denoncimit të dy vajzave, që në kohë të ndryshme nga njëra tjetra bënë denoncim për përdhunim në rrethana krejt të njëjta. Ato ktheheshin nga diskoteka në mbrëmje vonë, duket edhe në efektin e alkoolit. Aty kanë kërkuar taksi për t’u kthyer në banesë dhe u është ofruar si taksist shqiptari i dyshuar, i cili punonte si taksist por pa licencë.

Në mëngjes vajzat kanë konstatuar abuzime në trup e kur i janë drejtuar klinikës kanë marrë përgjigjen shokuese, janë përdhunuar. Hetimet nisën, u mor material që do të bënte edhe zbulimin e ADN së abuzuesit deri në arrestimin e tij. Policia dyshon se ai është një përdhunues serial dhe po vijon ende hetimet.

Related Posts

About The Author

Add Comment