Dritan Barjamaj përballet me legjendën e Kickboxit Bosnjakun Poturak për titullin e Evropës !

Një meç i madh i kikboksit do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Kikboksieri shqiptar, Dritan Bajramaj, do të përballet me legjendën e Bosnjës, Dzevad Poturak, shkruan Gazeta Metropoli.al.

Dritan Bajramaj dhe Dzevad Poturak do të luftojnë për titullin evropian në peshat e rënda.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën METROPOLI nga menaxheri i luftëtarit shqiptar, Evren Dalipi.

“Bajramaj dhe Poturak do të takohen në korrik. Ishte e vështirë ardhja deri te kjo ndeshje, por pas diskutimeve të gjata me organizatën botërore të kikboksit – KOK ( King Of Kings ) ia dola që ta zyrtarizoi këtë meç” – ka thënë Dalipi për Metropoli.al

Dritan Bajramaj është nga Mallakastra e Shqipërisë, por jeton dhe vepron në Linz të Austrisë.

Në MMA ai ka zhvilluar mbi 30 ndeshje, teksa në sportin e kikboksit numëron mbi 40 ndeshje.

Bajramaj deri më tani ka arritur që të shpallet kampion në Itali, Austri edhe Evropë në MMA, por tani kërkon titullin e evropës edhe në kikboks.

Bajramaj dhe Potruak do të takohen më 3 korrik në kryeqytetin e Bosnjës,Sarajevë.

Related Posts

About The Author