“Çfarë do këtu, je e korruptuar”, ‘Dan Bilzerani’ i prostitutave në Shkodër akuzon gjyqtaren

I arrestuari si ‘koka’ e prostitucionit në Shkodër, Frederik Tata përplaset me gjyqtaren Izabela Radovani në sallën e gjyqit. Një seancë më parë, gjyqtarja refuzoi të gjykojë Frederik Tatën në Gjykatën e shkallës së parë, duke deklaruar se do të jepte dorëheqjen nga çështja, por mësohet se kjo kërkesë nuk i është pranuar.

Tata, 50 vjeç, është i dyshuar për prostitucion, ndërsa avokati mbrojtës Ilir Golemi ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në seancën e para pak ditëve, gjyqtarja Radovani nuk dha një vendim, por u shpreh se do të japë dorëheqjen nga kjo çështje për shkak se i dyshuari Tata e ka akuzar gjyqtaren për korrupsion.

Gjykata e shkallës së parë nuk e ka pranuar dorëheqjen e gjyqtares Radovani, ndaj është detyruar të vazhdojë sërish me këtë çështje.

Edhe sot Frederik Tata ka ngritur tonet në sallën e gjyqit duke akuzuar gjyqtaren Radovani dhe duke i thënë: “Çfarë do ti këtu? A ke dhënë dorëheqjen?! Je e korruptuar dhe s’mund të më gjykosh mua!” shkruan panorama. Duke parë situatën e tensionuar, gjyqtarja Radovani ka refuzuar sërish ta zhvillojë seancën për zëvendësim mase sigurie për Frederik Tatën.

Tashmë duhet pritur se cili do jetë vendimi i radhës i gjyqtares Radovani, nëse do të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër të shkallës së parë apo do vazhdoje ajo në kete çeshtje.

Seanca ka zgjatur me pak se 5 minuta dhe gjyqtarja Radovani ka refuzuar ta zhvilloje gjyqin. Frederik Tata mbetet serish ne “arrest me burg” duke qene se ende nuk ka një vendim të ri për të.

Related Posts

About The Author

Add Comment