Canelo Alvarez kërcënon Golovkinin me “KO” në revanshin në Las Vegas !

Kanelo Alvarez dhe Genadi Golovkin janë përballur në Los Anxhelos, për të promovuar revanshin që do të zhvillojnë në Las Vegas, më 5 maj. Qindra fansa kanë ndjekur “live” këtë takim të shoqëruar më pas nga një konferencë shtypi, ku nuk kanë munguar batutat dhe akuzat edhe pse në fund ata i shtrënguan dorën njëri-tjetrit. Në shtator të vitit të kaluar, ata u përballën për herë të parë mes tyre, por ajo sfidë u mbyll në barazim, ndaj më pas ata ranë dakord që të zhvillojnë një sfidë të dytë. Meksikani Alvarez u shpreh se do ta fitojë këtë sfidë të dytë dhe jo vetëm, pasi parashikoi se do ta hedhë “KO” rivalin kazak. “Nuk kam frikë nga askush. Edhe herën e parë njerëzit thanë se ai do të më hedhë KO por kjo gjë nuk ndodhi. Ja ku jemi sërish tani këtu. Këtë herë do ta hedh në tapet dhe titujt do t’i marr unë”, tha Alvarez. Ndërkohë Golovkin replikoi: “E respektoj Kanelon, ka një grusht të fortë, por asgjë më shumë. Këtë herë nuk do të ketë më barazim, por në ring do të tregoj se sa vlej. Më erdhi keq për gjykimin herën e parë, por këtë herë do të jetë ndryshe”.

 

 

Related Posts

About The Author