Bisha e kafazit Barjamaj rikthehet në ring, do të ndeshet me kikboksierin rus për kampion bote !

Dritan Barjamaj do të rikthehet të ndeshet me 2 qershor në  ‘MMA’, ndeshjet në kafaz.

Ai do të ndeshet me kikboksierin e njohur rus, Konstandin Ghylov,

Meçi për titull bote të kategorisë së rëndë do të zhvillohet në Horgen të Zvicrës. Dritan Bajramaj është luftëtari më i njohur i arteve marciale MMA në Shqiptari, por kësaj radhe përballë do ta ketë luftëtarin me shumë përvoj – Konstantin Gluhov

Kundërshtari i tij është ish kampion i WPKA World Muaythai. Ai ka bërë debutimin e tij K-1 në vitin 2006 në Rrjetin K-1 të luftës Riga 2006 kundër Denis Sobolyev. Në total ka 46 sfida, prej të cilave i ka fituar 30 (12 me K.O), pesë humbje dhe një barazim.

Ndërkohë Bajramaj i cili synon titullin e botës, është kampion i Austrisë, Italisë dhe kampion i Evropës. Ai ndeshet në federata botërore si ‘Glory M-1 FIGHT NIGHTS GLOBAL”.

 

Related Posts

About The Author