Ali Ahmeti: Muhamet Zekiri kërkonte nga unë ta bëj deputet të BDI-së

Në intervistën për TV21 në emisionin Click Plus, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka folur edhe për marrëdhëniet me partnerët e koalicionit.

I pyeter rreth komenteve të nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri, Ahmeti ka thënë se nuk dua ta komentoj fare Zekirin sepse thotë gjëra të pavërteta.

“Ky Muhamedi, ka ardhur tek zyret e mia para disa viteve gjersa punonte në Alsat duke kërkuar që të bëhet deputet nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë e inkurajova që të vijon kontributin e tij si gazetar në Alsat.” thotë Ahmeti.

Po ta dija se i mbet kaq shumë do ta kisha ne konsideratë, ka shtuar Ahmeti duke thenë që proverbat e Muhamedit mund ti ketë gjetë në literatura të ndryshme nga ato.

“Unë marrëveshjet i bej me kryetarin e LSDM e jo me të tjerët, nuk mund të ketë dy vija politike në një parti për çështje madhore. Unë nuk kam ndëgjuar një deklarate të tillë nga Zaev me të cilin kam bërë marrëveshje. Po të kishte ai deklarate të tillë do flisnim ndryshe.” përfundoi Ahmeti.

Related Posts

About The Author