Rikthimë i fuqishëm i Barjamajt ku do të përballet me titatin malazez Joketic !

Më 23 shkurt, në qytetin e Pejës do të mbahet një spektakël me meçe tejet interesante në ‘MMA.

Të dielën e 23 shkurtit, në palestrën sportive ‘Karagaçi’ në Pejë do të zhvillohen 11 meçe ne MMA ku ndeshja kryesore e mbremjes do jete e organizuar nga menaxheri i sporteve luftarake, Evren Dalipi – ‘Dalipi Boxing Management’.

Meçi kryesor do të jetë ai mes garuesit nga Shqipëria, Dritan Bajramaj dhe atij nga Mali i Zi, Alexandar Joketic.

41 vjeçari nga Shqipëria i njohur edhe si ‘The Fourious’ deri më tani në karrierën e tij ka zhvilluar 47 ndeshje, me bilanc prej 30 fitoreve dhe 17 humbjeve.

Ndërkaq, 36 vjeçari nga Mali i Zi ka zhvilluar 16 meçe, me bilanc prej 6 fitoreve dhe 10 humbjeve.

Related Posts

About The Author