1 milionë euro drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali !

Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme ka arrestuar një shqiptar më iniciale B.E. 34 vjeç, pasi ishte nën hetim për trafik të lëndëve narkotike.

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane ditën e djeshme pasi ishte nën hetim për trafik të lëndeve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi B.E 34-vjeç në afërsi të Bolonjës.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur 7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore dhe deklarohet se kishte vetëm rolin e transportuesit të kokainës.

Gjurmimi nisi kur u identifikua se makina kishte gjoba të papaguara. Gjatë kontrollit policët konstatuan se tapetet e makinës kishin një shtresë të dyfishtë.

Ato ishin ambalazhuar dhe mbanin të stampuar një peshk të kuq.

Related Posts

About The Author

Add Comment